Gjykata e Vlorës ndërpret gjykimin për Kryebashkiakun Gjika

2

Gjykata e Vlorës ka ndërprerë gjykimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Vendimi i Gjykatës së Vlorës vjen pas transferimit të dosjes për kryebashkiakun Gjika në Tiranë. Në seancën e sotme gjyqësore,  Gjika nuk ishte i pranishëm në sallë por ai u përfaqësua nga dy avokatët mbrojtës. Ndërkohë Gjykata e Lartë ka vendosur që kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika të gjykohet në Tiranë. Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së qytetit bregdetar, pasi ky qytet nuk ofronte kushtet për zhvillimin e një proçesi të rregullt gjyqësor.

Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe dhënie e lejeve të ndërtimit në vendet ku nuk është e ndaluar me ligj. Më konkretisht bëhet fjalë për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit të Vlorës .